Barcelona “dridh” Napolin për mesfushorin gjerman, Flick “thërret” të preferuarin e tij

Barcelona “dridh” Napolin për mesfushorin gjerman, Flick “thërret” të preferuarin e tij

6 Janar 2026 11:09 Alfred Lleshi Endrra e merkatos së Napolit për Leon Goretzka rrezikon të dështojë përballë mësymjes së Barcelonës, një situatë që kujton rastin e Cancelo tek Interi. Napoli ka vepruar me vendosmëri për mesfushorin gjerman, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit dhe nuk dëshiron të rinovojë, por tani përballet me konkurrencë të fortë dhe, mbi të gjitha, emocionale. Sipas “Sky Germania”, Napoli ka bërë një ofertë konkrete dhe të rëndësishme, por Goretzka e ka lënë gjithçka në pritje, duke pezulluar si ofertën napoletane, ashtu edhe ato nga Premier League. Arsyeja ka një emër; Hansi Flick. Mesfushori i ka dhënë prioritet kalimit në La Liga për të punuar sërish me trajnerin, me të cilin arriti suksese te Bayerni. Pra, do...