Barcelona “çmonton” Newcastle në “Camp Nou” dhe fluturon drejt çerekfinaleve (video)

Barcelona “çmonton” Newcastle në “Camp Nou” dhe fluturon drejt çerekfinaleve (video)

Barcelona është çerekfinalisti i radhës në Champions League. Katalanasit kanë fituar 7-2 ndaj Newcastle, në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”. Ndeshja e parë në “St.James’Park” ishte mbyllur në barazim 1-1. Katalanasit shënuan tri gola në pjesën e parë. Raphinha zhbllokoi shifrat në minutën e 6-të, Marc Bernal shënoi golin e avantazhit të përkohshëm 2-1 dhe Lamine Yamal shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, golin e tretë dhe të avazntazhit 3-2 në fund të pjesës së parë. Dy golat e vetëm për Newcastle u shënuan nga Antony Elanga. Pjesa e dytë foli e gjitha për katalanasit. Në minutën e 51-të, ishte Fermin Lopez që shënoi golin e katërt, pas një aksioni të nisur nga mbrojtja dhe asistit të Raphinha. Në minutën e 56-të, Rpahinha...