Barcelona bën detyrën ndaj Elche, shkëlqen Yamal (video)
Barcelona ka bërë detyrën duke fituar 1-3 në transfertën ndaj Elche, në sfidën e javës së 22-të në La Liga. Katalanasit gjetën avantazhin që në minutën e 6-të me Lamine Yamal, i cili shënoi pas një asisti fantastik që mori nga Dani Olmo, që nga mesi i fushës. Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 29-të, ku Alvaro Rodriguez do të zinte në befasi mbrojtjen e katalanasve dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të majtën. Në minutën e 40-të, pas një kundëruslmi dhe aksioni model të Barcelonës dhe asistit të Frenkie de Jong, Ferran Torres shënon golin e dytë për katalanasit. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Barcelonën. Në minutën e 73-të ishte radha e Marcus Rashford për të gjetur...
Burimi:
telesport.al