Barcelona-Atlético Madridi, përballje e zjarrtë spanjolle në çerekfinale të Champions-it

Barcelona-Atlético Madridi, përballje e zjarrtë spanjolle në çerekfinale të Champions-it

Barcelona, pas eliminimit të Newcastle United, do të ketë mundësinë “të marrë hak” ndaj Atlético Madridit në çerekfinalet e Champions League. Skuadra e Simeone eliminoi Tottenhamin me rezultatin e përgjithshëm 7-4. Ndeshja e parë do të luhet në “Spotify Camp Nou” më 8 prill (21:00), ndërsa kthimi në “Metropolitano” më 14 prill (21:00). Para kësaj, më 4 prill, dy ekipet e La Liga-s do të përballen në kampionat. Kalendari është shumë i ngjeshur; çerekfinalet vijnë pas derbit me Espanyol, ndërsa më 18 prill, Atlético Madridi luan finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Sociedad. Fituesi i këtij dueli do të përballet në gjysmëfinale të Champions-it me fituesin e çiftit Sporting-Arsenal. Në historinë e Champions-it, Atlético Madridi e ka kaluar dy herë Barcelonën (2014 dhe 2016), duke shkuar...