Barça nis zyrtarisht bisedimet për të ardhmen e Rashford, Deco takohet me agjentët e sulmuesit
25 Shkurt 2026 10:00 Telesport Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, u takua me agjentët e sulmuesit anglez Marcus Rashford të hënën për të filluar negociatat mbi një transferim të përhershëm verën e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja spanjolle “SPORT”. Klubi i La Liga po përpiqet të zvogëlojë klauzolën prej 30 milionë eurosh që ka vendosur Manchester United për të blerë kartonin e Rashford. Sulmuesi mbërriti nga “djajtë e kuq” verën e kaluar në formë huazimi. Gjithsesi, ky duket një mision i vështirë, pasi Manchester United nuk është i gatshëm të rinegociojë shifrën për Rashford. Sulmuesi ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 10 asiste në 34 paraqitjet e tij për Barcelonën në të gjitha garat. Vetë Rashford ka deklaruar disa herë se dëshiron...
Burimi:
telesport.al