Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Barça fiton “el clasico” e koshit/ Real humbje e papritur në shtëpi nga rivalët e përjetshëm
Atmosfera ishte më shumë sesa festive. Jo vetëm në Arenën e Madridit, porse në të gjithë Pallatet e Sportit të Spanjës, në ndeshjet e ligës së basketbollit në atë që cilësohet periudha e Krishtlindjeve. Plot 263 000 spektatorë ishin të pranishëm, me mesataren 7 306 tifozë për çdo ndeshje, ndërsa kulmi I spektaklit u arrit në kryeqytet. Mbi 11 700 njerëz kishin blerë biletën për “El Klasikon” e radhës mes Realit e Barcelonës. Katalanasit ia dolën 105-100, në një nga derbit me më shumë pikë në histori. Skuadra e drejtuar nga trajneri I rikthyer Çavi Paskual, udhëhoqi thuajse gjatë gjithë kohës, duke qenë në epërsi pas çdo periode. Më I miri ishte Laprovitola, që ironikisht e nisi ndeshjen nga stoli, duke shënuar 19 pikë e...