Barazimi i parë ndaj Parmës pas 26 vitesh, Napoli harron si fitohet në Serinë A

Barazimi i parë ndaj Parmës pas 26 vitesh, Napoli harron si fitohet në Serinë A

Napoli humbi mundësinë për t’u ngjitur në vendin e dytë në Serisë A, pasi skuadra e Antonio Kontes u ndal në një barazim zhgënjyes 0-0 në shtëpi ndaj Parmës, barazimi i parë mes dy ekipeve që nga dhjetori i vitit 2000. Pavarësisht pikëve të rëndësishme të humbura në garën për titull, ata barazohen me pikë me Milanin e vendit të dytë dhe zgjasin serinë e tyre pa humbje në shtëpi në Serinë A në 20 ndeshje (14 fitore, 6 barazime). Ky ishte barazimi i katërt në 20 javë për skuadrën e Antonio Kontes, që duelin radhës do ta luajë ndaj Sasuolos në shtëpi.