Babë e bir, 9 orë me makinë për eliminimin e tretë radhazi të Italisë nga Botërori

Babë e bir, 9 orë me makinë për eliminimin e tretë radhazi të Italisë nga Botërori

9 orë udhëtim me makinë nga Lumezzane, në provincën e Brescia, drejt Zenicës për të mbështetur Italinë dhe provuar shijen tepër të hidhur të eliminimit me penallti nga Botërori 2026. Mospjesëmarrje kjo, e treta radhazi në Kupën e Botës për 4 herë fituesit e këtij kompeticioni madhor global. Ky është akti i dashurisë për axurrët, demonstruar nga Francesco dhe babai i tij Ezio, të mësuar të përshkojnë kontinentin së bashku për ndeshjet e kombëtares italiane. Ata kanë ndjekur së bashku Kampionatet Europiane nga 2008 deri më 2021. “Unë isha aty natën e Wembley”, – tregon Francesco, i cili kishte parë edhe ndeshjen në Bergamo kundër Irlandës së Veriut. “E pamë kombëtaren në vështirësi dhe nuk mund të mos vinim”, – rrëfejnë dy tifozët, duke shëtitur...