“Babai nuk donte të bëhesha futbollist”/ Mesfushori i Kombëtares, Ramadani rrëfen jetën dhe karrierën e tij
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, po kalon një nga periudhat më të rëndësishme të karrierës së tij te Leçe në Serinë A. Futbollisti 29-vjeçar ka ndërtuar një rrugëtim të gjatë në disa kampionate europiane, nga Danimarka dhe Hungari, deri në Skoci dhe tani në Itali. Në një rrëfim për eksperiencat e tij, Ramadani flet për jetën dhe karrierën, presionin e luftës për mbijetesë në elitën e futbollit italian, marrëdhënien me trajnerin dhe atmosferën në skuadër, si dhe për rrënjët e tij familjare dhe rrugën që e çoi drejt futbollit profesionist. Eksperiencat në vende të ndryshme? Kam udhëtuar nëpër botë dhe kam mësuar shumë për kultura të ndryshme. Shumë gjëra ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Në Danimarkë ishte ftohtë. Edhe në Skoci gjithashtu. Tani...
Burimi:
sot.com.al