Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët
Një incident i rëndë ka ndodhur në Angli, teksa një autobus me tifozë të skuadrës Manchester City u përfshi nga flakët rrugës për në finale. Ngjarja ndodhi pranë autostradës M6, në rajonin West Midlands, ndërsa tifozët po udhëtonin drejt stadiumit Wembley për finalen e Carabao Cup kundër Arsenal. Sipas raportimeve, autobusi u përfshi plotësisht nga zjarri, me flakë të mëdha dhe tym të zi që mbuloi të gjithë mjetin. Zjarri u përhap me shpejtësi, duke shkatërruar pjesën e përparme dhe brendësinë e autobusit. Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët dhe shoferi arritën të dalin në kohë, pa pësuar lëndime. Në vendngjarje ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, të cilat neutralizuan flakët, ndërsa segmenti i rrugës u mbyll përkohësisht. Si pasojë, trafiku u bllokua dhe qindra mjete mbetën të bllokuara në...
Burimi:
javanews.al