Australian Open ngre siparin/ Fitore të lehta për “numrat 1”, eliminohet Venus Williams
Ka startuar sot në Melburn grand slam i Australian Open, turneu i parë i madh i këtij viti në tenis. Asnjë surprizë e madhe në takimet e ditës së parë, me pretendentët që kanë avancuar më tej. Te meshkujt, numri 1 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, fitoi 3-0 (6-3, 7-6, 6-2) ndaj Adam Ëalton. Fitore me përmbysje edhe për gjermanin Alexander Zverev, që mposhti 3-1 Gabriel Diallo (6-7, 6-1, 6-4, 6-2). Ndër tenistët e tjerë pretendentë, një biletë për në raundin e dytë siguruan edhe britaniku Cameron Norrie, rusi Alexander Bublik, francezi Frances Tiafoe, argjentinasi Tomas Etcheverry dhe hungarezi Marton Fuscovics. Te femrat, kualifikohet më tej numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka. Ajo mposhti 2-0 (6-4, 6-1) Sarah Tsintsoa. Surpriza e vetme ishte eliminimi...
Burimi:
telesport.al