Australian Open arrin rekordin e premios për tenistët, ja shuma që do të arkëtojnë fituesit

Australian Open arrin rekordin e premios për tenistët, ja shuma që do të arkëtojnë fituesit

Australian Open do të jetë një vit historik për sa i përket premios që organizatorët do të japing për tenistët. Grand slam i parë i vitit do të kalojë shifrën prej 100 milionë dollarësh australianë (64 milionë euro), një rritje prej 16% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo do të sjellë edhe një rritje prej 10% në fitime për të gjithë tenistët, si në lojën teke ashtu edhe në dyshe. “Kjo rritje përfaqëson angazhimin tonë për të mbështetur karrierat në tenis në të gjitha nivelet“, shpjegon CEO i Tennis Australia, Craig Tiley. Organizatorët, duke e ngritur standardin vit pas viti përmes investimeve dhe nismave, po bëjnë çdo përpjekje për të ofruar mbështetje konkrete për profesionistët duke u përqendruar në sezonin veror australian, kulmin e tenisit...