Atletiko Madrid, Juventus dhe dy klube angleze në garë për të blerë Darvin Nunez

Atletiko Madrid, Juventus dhe dy klube angleze në garë për të blerë Darvin Nunez

Adriatik BALLA Merkato e verës është ende larg por disa lëvizje nga klubet e mëdha europiane kanë nisur që tani, e ku klube të caktuara kanë vendosur piketat për periudhën e ardhshme të transferimeve. Kështu, mësojmë se dy klube nga Premierliga po e “monitorojnë nga afër” situatën delikate të Darvin Nunez te skuadra saudite Al Hilal, me ndërmjetës që tashmë kanë nisur kontaktet përpara hapjes së afatit kalimtar veror. Më herët gjatë këtij muaji, Nunez u hoq nga lista e skuadrës së Al Hilal për gjysmën e dytë të sezonit në Saudi Pro League. Sulmuesi 26-vjeçar uruguaian, i cili iu bashkua klubit verën e kaluar nga Liverpul për 46.1 milionë paund plus bonuse, u la jashtë së bashku me ish-mbrojtësin e Arsenal, Pablo Mari. Klubet...