Atletiko Madrid hyn fuqishëm në garë për të marrë Goretzkën, Bajerni kërkon 10 mln euro

Atletiko Madrid hyn fuqishëm në garë për të marrë Goretzkën, Bajerni kërkon 10 mln euro

Adriatik BALLA Merkato po njeh orët e fundit të saj në këtë afat kalimtar dimëror dhe një pjesë e klubeve po nxitojnë të bëjnë blerjet e tyre brenda limiteve të kohës për të përforcuar grupet për pjesën e mbetur të sezonit. Atletiko Madridi nuk ka humbur kohë për të reaguar pas humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Bodo/Glimt. Drejtori sportiv Mateu Alemany ka punuar për të afruar lojtarë të rinj para mbylljes së afatit kalimtar, edhe pse kishte deklaruar se nëse deri të enjten nuk do ta kishte të qartë se çfarë mund të bënin, “Los Rojiblancos” nuk do të ndërmerrnin lëvizje. Të hënën në mbrëmje, Alemany udhëtoi drejt Gjermanisë për bisedime me mesfushorin e Bajern Munih, Leon Goretzka, i cili i skadon kontrata në...