Atletico Madrid mjaftohet me golin e jashtëzakonshëm të një lojtari që shënon shumë rrallë dhe merr fitoren e 4-të rresht në La Liga (video)

Atletico Madrid mjaftohet me golin e jashtëzakonshëm të një lojtari që shënon shumë rrallë dhe merr fitoren e 4-të rresht në La Liga (video)

14 Mars 2026 18:22 Telesport Atletico Madrid ka marrë fitoren e katërt rresht në La Liga, sot mundi në “Metropolitano” 1-0 Getafe-n, sfidë e vlefshme për javën e 28-të. “Colchoneros” e nisën shumë mirë takimin duke gjetur avantazhin që në minutën e 8-të me Nahuel Molina. Mbrojtësi argjentias shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme nga distanca, duke lënë të shtangur në vend portierin e Getafe-s, Soria. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për madrilenët. SHIKOGOLINEMOLINA Në minutën e 55-të, miqtë mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Abdel Abqar. Marokeni pati një ngacmim me Alexander Sorloth që i kushtoi shtrenjtë, ndëra vetë norvegjezi u ndëshkua vetëm me karton të verdhë. Shifrat mbeten të pandryshuara deri në fund. Atletico Madrid...