Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Atletico Madrid e mbyll vitin me fitore bindëse, Koke shtang portierin me supergolin e tij (video)
21 Dhjetor 2025 16:08 Telesport Atletico Madrid e ka mbyllur vitin 2025 me fitore në La Liga. “Colchoneros” fituan në transfertë 0-3 ndaj Girona, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të. Serinë e golave e çeli Kokë, mesfushori shënoi me një goditje të fuqishme me të djathtën nga distanca, në minutën e 13-të. Nico Gonzalez dëmtohet dhe lë fushën në minutën e 28-të, në vend të tij futet Conor Gallagher. Ishte pikërisht anglezi që shënoi golin e dytë, vetëm pak minuta pas ishte futur në fushë. Callagher shënoi me një goditje nga kufijtë e zonës së rreptësisë, e cila pasi u devijua nga kundërshtari, përfundoi në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Atletico Madridin. Në pjesën e dytë, në minutat shtesë, ishte Antoine Griezmann...