Atalanta rikthehet te fitorja, shanse reale për Europën. Lazio merr 3 pikë të arta në transfertën ndaj Bologna-s (video)

Atalanta rikthehet te fitorja, shanse reale për Europën. Lazio merr 3 pikë të arta në transfertën ndaj Bologna-s (video)

22 Mars 2026 16:53 Telesport Pas fitores së Como 5-0 ndaj Pisa në sfidën e mesditë, kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e tjera të radhës në Serie A, të vlefshme për javën e 30-të. Në “Bergamo”, Atalanta rikthehet te fitorja pas tri javësh, duke mposhtur 1-0 Veronën, falë golit të Davide Zappacosta në pjesën e parë. Anësori shënoi me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pas kësaj fitoreje, Atalanta rikthehet në garë për një vend për në Conference ose Europa League, duke u renditur momentalisht në vendin e shtatë. Verona në rënie të lirë drejt Serie B, pasi mban vendin e 19-të me 18 pikë. Lazio ka marrë fitoren e tretë rresht, pasi mposhti 0-2 Bologna-n në transfertën e luajtur në...