Atalanta prish marrëveshjen, dështon transferimi i Lookman te Fenerbahce. Nigeriani drejt Madridit

Atalanta prish marrëveshjen, dështon transferimi i Lookman te Fenerbahce. Nigeriani drejt Madridit

31 Janar 2026 22:25 Telesport Ademoola Lookman duket se do të jetë lojtari më i ri i Atletico Madridit. Nigeriani është lënë jashtë skuadrës së Atalantës për sfidën e nesërme ndaj Como, pikërisht për këtë arsye. Edhe pse më parë gjatë javës u raportua për një transferim të mundshëm te Fenerbahce, ku madje klubi turk kishte rënë dakord për kushtet personale me nigerianin me një rrogë 9 milionë euro në sezon, ishte Atalanta që refuzoi këtë transferim, për shkak se oferta e ardhur nga Stambolli nuk ishte në pritshmëritë e tyre. Në këtë situatë përfiton Atletico Madrid, që ofron deri në 40 milionë euro në total për Lookman, sipas asaj që zbulon “SportItalia”. Tani ka mbetur të arrihet marrëveshja për kushtet personale mes sulmuesit dhe...