Atalanta fundos Leece-n dhe rikthehet në garë për Europën (video)
6 Prill 2026 16:54 Telesport Atalanta është rikthyer te fitorja në Serie A, pas tre javëve. Bergamaskët kanë fituar 0-3 në “Via del Mare”, në transfertën ndaj Lecce-s, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të, ku Giorgio Scalvini edhe pse është mbrojtës, tregoi cilësitë e një sulmuesi të vërtetë, duke shënuar një gol tejet të bukur, pas asistit të Charles De Ketelaere. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Atalantën. Në minutën e 59-të, ishte Nicola Krstovic që dyfishoi shifrat për Atalantën, sërish asist i De Ketelaere. Në minutën e 73-të ishte Giacomo Raspadori i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, ai i cili shënoi golin e tretë me një goditje të fuqishme brenda zonës....
Burimi:
telesport.al