Atalanta e nis me fitore vitin 2026 dhe largon Romën nga gara për titull (video)
3 Janar 2026 22:46 Telesport Atalanta e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2026, pasi mposhti në Bergamo 1-0 Romën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A. Bergamaskët gjetën golin në minutën e 12-të, ku Giorgio Scalvini shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe gafa e portierit të Romës, Svilar, i cili nuk e zotëroi topin siç duhej. Në minutën e 29-të, Atalanta gjen edhe golin e dytë me Gianluca Scamacca, por që anullohet pas ndërhyrjes së VAR, për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 1-0, por rezultati nuk ndryshon as në 45 minutat e dyta. Atalanta fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e tetë me 25 pikë, Roma mbetet në vendin e pestë me...
Burimi:
telesport.al