Atalanta bën detyrën ndaj Cremonese dhe rifutet në garë për një vend për në Kupat e Europës
9 Shkurt 2026 20:29 Telesport Atalanta ka fituar 2-1 ndaj Cremonese në sfidën e luajtur në Bergamo, e vlefshme për javën e 24-të në Serie A. Nikola Krstovic zhbllokoi shifrat me golin e tij në minutën e 13-të, pas asistit të Giacomo Raspadori. Në minutën e 25-të ishte Davide Zappacosta që dyfishoi shifrat, pas asistit të Mario Pasalic. Pjesa e parë mbyllet 2-0. Minutat e fundit ishin vërtet interesante. Në minutën e 91-të, Atalanta gjen golin e tretë me Berat Gjimshitin, por mbrojtësi kuqezi është i pafat, pasi goli i tij u anullua për pozicion jashtëloje. Në minutën e 94-të, Cremonese ngushton shifrat me golin e Morten Thorsby, që vlen thjesht për statisitikë. Atalanta fiton 2-1 dhe renditet në vendin e shtatë me 39 pikë,...
Burimi:
telesport.al