Aston Vila shndërrohet në skuadër pretendente për titullin në Premier League angleze

Aston Vila shndërrohet në skuadër pretendente për titullin në Premier League angleze

Adriatik BALLA Aston Vila ka hyrë në periudhën festive me serinë e mahnitshme prej dhjetë fitoreve në të gjitha garat dhe me vendin e parë në Premier League si synim të madh. Fitorja 2:1 ndaj Mançester Junajtid, që ishte e shtata radhazi në Premier League, e la këtë skuadër vetëm tri pikë pas Arsenalit dhe vetëm një pas Mançester Sitit. Vila së fundi ka fituar 33 pikë nga 36 pikët e mundshme, ndërsa Unai Emeri është trajneri që e di se si fitohen trofetë. Megjithatë, sipas “Opta”, Aston Vila ka gjasa prej vetëm 5,3 për qind për ta fituar titullin e parë të Anglisë që nga viti 1981. Shanset e Arsenalit janë në 68,7 %, ndërsa të Sitit 24,7 për %. “Vila është aq e...