Asnjë minutë për Zhegrovën. Juventus i falet golit të lojtarit të huazuar dhe del me 3 pikë nga Udine (video)

Asnjë minutë për Zhegrovën. Juventus i falet golit të lojtarit të huazuar dhe del me 3 pikë nga Udine (video)

Juventus ka dalë me 3 pikë nga transferta ndaj Udinese, duke fituar me rezultatin 0-1, në ndeshjen e vlefshme për javën 29-të në Serie A. Sfida u zhbllokua në minutën e 38-të, ku pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja, Kenan Yildiz asiston bukur për Jeremie Boga, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Në minutën e 42-të, Boga kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat por nuk ia doli me sukses. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për bardhezinjtë. Juventus e nis pjesën e dytë me një zëvendësim të detyruar, ku Khephren Thuram lë fushën e lojës dhe në vend të tij futet holandezi Teun Koopmeiners. Në minutën e 51-të, Udinese pati një shans shumë të mirë për...