Asnjë kabinë e rezervuar për të në “Bernabeu”, Mourinho e ndoqi Real Madrid-Benfica nga autobusi

Asnjë kabinë e rezervuar për të në “Bernabeu”, Mourinho e ndoqi Real Madrid-Benfica nga autobusi

26 Shkurt 2026 11:08 Alfred Lleshi Duket se do të ishte në një nga kabinat e rezervuara të “Santiago Bernabeu”, por nuk ndodhi kështu. Mungesa e José Mourinho nuk kaloi pa u vënë re. Trajneri portugez, i pezulluar, nuk mundi ta ndiqte nga tribunat kthimin e “play off”-it të Champions League mes Real Madridit dhe Benfica, e fituar mbrëmë 2-1 nga madrilenët. “Special One” gjeti një mënyrë të pazakontë për ta ndjekur ndeshjen. Sipas “El Chiringuito de Jugones”, Mourinho e ndoqi sfidën direkt nga autobusi i Benfica, i parkuar brenda garazhit të stadiumit “Santiago Bernabéu”. Një observator i improvizuar, larg kamerave dhe reflektorëve, në një atmosferë që rreth stadiumit përshkruhej si mjaft e tensionuar. Një skenë kurioze që nxiti diskutime, pasi ish-trajneri i “merenguesve” mbeti...