Asllanin e lënë në shtëpi ndaj Romës, drejtori sportiv: Kristjani është në merkato, kjo është e qartë

Asllanin e lënë në shtëpi ndaj Romës, drejtori sportiv: Kristjani është në merkato, kjo është e qartë

Kristjan Asllani është në merkato. Këtë e ka pohuar vetë drejtori sportiv i Torinos. Mesfushori shqiptar nuk është thërritur në sfidën përballë Romës, çka është një mesazh i qartë se largimi është thjesht çështje kohe. Në deklaratën e dhënë për “Sport Mediaset”-in përpara ndeshjes, Petraki ka thënë hapur se Asllani është nxjerrë në tregun e transferimeve dhe se i ka të qarta pozicionet ku duhet të ndërhyjë. “Asllani, Sazonovi dhe Nkunku janë djem që janë në merkato, është mjaft e qartë. Kemi vendosur një vijë në dhomën e zhveshjes. E dimë çfarë duhet të bëjmë. Sigurisht, siç e kam shpjeguar më parë, jemi 32 veta. Dikush duhet të largohet që dikush të vijë. I dimë mirë pozicionet që duhet të përmbushim dhe po punoj për...