Asllani nuk është më në planet e Torinos, e kërkon skuadra tjetër e Serie A

Asllani nuk është më në planet e Torinos, e kërkon skuadra tjetër e Serie A

14 Janar 2026 14:16 Alfred Lleshi Genoa vijon të lëvizë në merkato për t’i dhënë Daniele De Rossit një skuadër sa më konkurruese. Sipas “Sky Sport”, klubi kuqeblu po vlerëson blerjen e Kristjan Asllanit, aktualisht në huazim nga Interi te Torino, por që nuk bën më pjesë në planet e klubit “granata” dhe pritet të ndryshojë sërish ambient pas transferimit të verës. Asllani është një mesfushor (“regjisor”) para mbrojtjes, që kombinon fazën e ndërprerjes me cilësi në pasime. Ndonjëherë vonon ritmin e lojës, por do të ishte një burim i vlefshëm për Genoa, që kërkon eksperiencë në mesfushë. Shqiptari është titullar i kombëtares dhe i mësuar me presionin pas viteve tek Interi. Në karrierë ka 99 ndeshje dhe 4 gola me Interin, 27 paraqitje dhe...