Asllani në negociatat e Interit me klubet e interesuara, Ramadani rinovon kontratën me Leçen

Asllani në negociatat e Interit me klubet e interesuara, Ramadani rinovon kontratën me Leçen

Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses tonë që luajnë në kampionatin italian kanë të dhëna shumë të mira sportive dhe kanë qenë këta tregues dhe fakti që luajnë në një prej ligave më të forta në botë që ka shtuar vëmendjen e trajnerit Silvinjo për këtë kontigjent. Natyrisht, një pjesë luajnë në nivele të larta sikurse është Berat Gjimshiti, por ka dhe në Serie B mjaft lojtarë që meritojnë vëmendje nga stafi teknik. Në këto rrethana trajnerit Silvinjo i interesojnë minutat, pasi në duelin me Poloninë kërkohen lojtarë që gëzojnë formë të mirë sportive dhe e zgjidhin ndeshjen në drejtimin e duhur. Megjithatë, pavarësisht të dhënave, trajneri brazilian do t’i besojë intuitës së tij për formacionin. Padyshim, lojtarët që luajnë në Itali kanë shanse më shumë...