Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist
Torino u rikthye te fitorja në Serinë A, pasi mposhti pastër 3-0 skuadrën e Hellas Verona në transfertë, në duelin e javës së 18-të. Për miqtë, nuk luajti për asnjë minutë Kristjan Asllani. Për shqiptarin përflitet se mund të largohet nga skuadra granata që këtë merkato, për tu rikthyer të Interi, klub që zotëron kartonin e tij. Mosaktivizimi asnjë minutë, shton edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm të mesfushorit kuqezi. Sa i përket ndeshjes, Giovani Simeone zhbllokoi takimin në minutën e 10-të. Casadei dyfishoi shifrat në minutën e 87-të, ndërsa goli i tretë u shënua nga Njie. Pikërisht te goli i fundit, asistin e dha mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli. Futbollisti kuqezi tregoi paraqitje të shkëlqyer në mbrojtje, ndërsa asisti konfirmoi momentin...