Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
Asllani mund të ndërrojë kampionat, mesfushorin shqiptar e kërkojnë në La Liga
Kristjan Asllani do të ndërrojë ekip në këtë merkato dimri. Mesfushori shqiptar ka dalë jashtë pëlqyeshmërisë së drejtuesve të Toronos, çka nënkupton kthimin përpara kohe te Interi. Ndërkohë, Interi në krahun tjetër po punin për të gjetue ekipin e ri të Asllanit. Këtë herë sirenat kanë nisur të bien edhe nga jashtë. Sipas “Marca”, Girona është e interesuar për shërbimet e Asllanit. Ekipi i La Ligës ka kërkuar informacione për kartonin e Asllanit, i cili në verë zgjodhi të mos largohej nga Italia./Sport Ekspres/