Asllani drejt Bolonjës, Interi vijon bisedimet për kushtet e pagesës

Asllani drejt Bolonjës, Interi vijon bisedimet për kushtet e pagesës

Adriatik BALLA Mesfushori kuqezi Kristjan Asllani ende nuk e ka bërë lëvizjen e tij në këtë merkato dimri dhe kjo për shkak se klubi që ka kartonin e tij, Interi, po negocion me disa klube të interesuara, për ta huazuar me terma financiarë të leverdisshëm. Ndërkohë, për mesfushorin tjetër shqiptar, Granit Xhaka, nuk kanë fund elozhet në shtypin sportiv britanik dhe nga specialistë anglezë të Premier League. Xhaka po e udhëheq Sandërlendin me shumë përkushtim jo thjesht për mbijetesë në kampionatin elitar anglez, por edhe për një vend në kupat e UEFA-s sezonin e ardhshëm. Në fakt, nuk është vetëm Asllani që po pret të mësojë emrin e skuadrës në ditët në vijim, por edhe sulmuesi Rei Manaj, i cili dëshiron të kthehet te Sivaspori...