Askush si ai, Anis Mehmeti shënon sërish

Askush si ai, Anis Mehmeti shënon sërish

Anis Mehmeti ka shënuar sërish në Britani, këtë herë në ndeshjen e Kupës përballë Watford. Bristol City është duke fituar 2-0 përballë Watford, ndërsa është mbyllur pjesa e parë e lojës. Anësori kuqezi po tregon edhe njëherë se sa shumë i rëndësishëm është ai për skuadrën e Bristol dhe jo vetëm. Ky ishte një tjetër gol i Mehmetit për këtë sezon, i 9-ti në total, ku 8-të prej tyre i ka shënuar në kampionat dhe 1 sot në Kupë. Anis Mehmeti pavarësisht formës së shkëlqyer dhe një sërë kërkesash për transferim nga disa prej skaudrave që luajën në kampionatet më elitare të Eruopës, ende nuk po thërritet nga trajneri Silvinjo, i cili vijon t’i besojë Nedim Bajramit, i cili prej disa muajsh nuk luan.