“Askush nuk do të shkojë në shtëpi, uroj mos t’i zërë gjumi si mua”, eleminimi mërzit Murinjon: Nuk dua ta mendoj që…

“Askush nuk do të shkojë në shtëpi, uroj mos t’i zërë gjumi si mua”, eleminimi mërzit Murinjon: Nuk dua ta mendoj që…

Benfika është eleminuar nga Kupa Alianc mbrëmjen e djeshme pas një humbjeje 1-3 kundër Bragës. Rrugëtimi i gjigantëve portugezë është ndërprerë në fazën gjysmëfinale dhe ka lënë një shije të hidhur te Murinjo. Ky i fundit ka deklaruar në konferencë për shtyp se pas kësaj humbjeje lojtarët do të shkonin në qendrën stërvitore dhe jo në shtëpi. Ai ka shtuar se do të kërkojë shpjegime nga futbollistët, pasi në dhomën e zhveshjes pati vetëm monolog nga ana e tij. “Nuk dua ta mendoj që një lojtar i Benfikës ka frikë të luajë një ndeshje gjysmëfinale të Superkupës së Portugalisë. Nëse ndodh, atëherë do të thotë që ai nuk është një lojtar për Benfikën. Nuk dua ta mendoj këtë gjë. Nuk do të shkojmë në shtëpi,...