Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
As “Nëndetësja” nuk e ndal dot, Barcelona merr fitoren e shtatë rresht në La Liga dhe e mbyll vitin në krye (video)
21 Dhjetor 2025 18:08 Telesport Barcelona ka marrë fitoren e shtatë rresht në La Liga. “Viktima” e radhës për katalanasit është Villarreal, ku Barcelona fitoi sot në transfertë 0-2, e vlefshme për javën e 17-të. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për katalanasit, falë penalltisë së ekzekutuar saktë nga Raphinha. Ishte vetë braziliani që e fitoi penalltinë në minutën e 11-të, pas një kontakti në zonë me Santi Comesana. Nuk ka vend për dyshime, arbitri tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, Raphinha dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 39-të, Villarreal mbetet me 10 lojtarë, pasi Renato Veiga u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje rëndë ndaj Lamine Yamal. Goli i sigurisë për katalanasit erdhi në minutën e 63-të, ku Lamine...