“As mish, as peshk…”; UEFA reagon për incidentin mes Vinicius dhe Prestianni
18 Shkurt 2026 10:15 Alfred Lleshi UEFA, sipas “Sky Sports”, ka reaguar për incidentet gjatë ndeshjes Benfica–Real Madrid, ku Vinicius raportoi një ngjarje me përmbajtje raciste nga Gianluca Prestianni. Organizata më e lartë e futbollit europian lëshoi një komunikatë të shkurtër, duke njoftuar se po shqyrtohen ngjarjet: “Aktualisht po rishikohen raportet zyrtare të ndeshjeve të mbrëmjes së kaluar. Kur denoncohen ngjarje, fillojnë procedurat dhe, në rast se ato sjellin sanksione disiplinore, publikohen në faqen e UEFA-s. Në këtë moment nuk kemi informacion shtesë apo komente për të bërë”. Ngjarja – Në minutën e 49-të, pas një goli spektakolar dhe festimit te goditja e këndit, Vinicius raportoi tek arbitri François Letexier një ofendim racist të supozuar nga Prestianni. UEFA aktivizoi protokollin kundër racizmit, duke ndaluar ndeshjen...
Burimi:
telesport.al