As CR7 dhe as Bale; ja transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit
Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit, i rregulluar me inflacionin, nuk është Jude Bellingham. Edhe pse “Transfermarkt” e rendit me 127 milionë euro, në vlerë aktuale ai do të kushtonte rreth 143 milionë. Rekordin real e mban Eden Hazard: 120.8 milionë euro të paguara në vitin 2019, që sot do të “përktheheshin” në afro 162 milionë euro. Në podium janë Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. CR7, i blerë më 2009 nga Manchester United, sot do të vlente rreth 151 milionë euro, ndërsa Bale, transferuar më 2013, rreth 147 milionë. Këto vlerësime bazohen në një raport të “Betfair”, i cili përdor një algoritëm (“Calculator”) për të përditësuar çmimet historike të transferimeve. Duke aplikuar këtë metodë, Figo dhe Zidane do të kushtonin shumë më...
Burimi:
telesport.al