Arteta zbulon një sekret të Arsenal dhe vlerëson Rice: As nuk e dinim nëse do të ishte gati për të luajtur

Arteta zbulon një sekret të Arsenal dhe vlerëson Rice: As nuk e dinim nëse do të ishte gati për të luajtur

Fitorja 3-2 e Arsenal në transfertë ndaj Bournemouth i çoi “topçinjtë” gjashtë pikë larg rivalëve në renditjen e Premier League. Trajneri Mikel Arteta zbulon një secret se përse skuadra e tij shënon shpesh në fillim të pjesës së dytë. “Sepse përpiqem të mësoj se çfarë ndodh në pjesën e parë, në cilat aspekte të punoj dhe t’i bëj lojtarët e mi t’i zbatojnë ato. Pjesa e parë është një kohë e rëndësishme, ku mbledh shumë informacion dhe ku mund të marrësh frymë, të reflektosh, të marrësh vendime dhe të dërgosh mesazhe për të fituar ndeshjet“, tha Arteta. Protagonist në këtë ndeshje ishte Declan Rice, që realizoi dy gola për Arsenal. “As nuk e dinim nëse do të ishte i disponueshëm. Ai nuk ishte 100% i...