Arteta nuk kursehet aspak, kërkon transferimin e titullarit të Real Madrid brenda janarit

Arteta nuk kursehet aspak, kërkon transferimin e titullarit të Real Madrid brenda janarit

3 Janar 2026 20:52 Telesport Edhe pse ka një ekip të kompletuar, Mikel Arteta mendon se Arsenali i tij ka nevojë për ndërhyrje në merkaton e janarit dhe kryesisht në repartin e mesfushës. “CaughtOffside” zbulon se Arteta ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Arda Guler gjatë merkatos dimërore. Nuk është hera e parë që trajneri i “Topçinjve” shpreh interes të lartë për djaloshin turk. Londinezët janë të interesuar për huazimin me të drejtë blerje në fund të sezonit, por duket e vështirë që Real Madrid të pranojë propozimin e tyre, duke ditur sa shumë e vlerësojnë te “Los Blancos” yllin turk. Ndryshe nga sa ndodhi në kohën e Carlo Ancelotti-t, nën drejtimin e Xabi Alonso-s, Arda Guler ka fituar një rol të rëndësishëm...