Arteta: Në Premier s’ka asgjë të sigurtë, të shkëputemi sa më shumë për të qenë të qetë për titullin

Arteta: Në Premier s’ka asgjë të sigurtë, të shkëputemi sa më shumë për të qenë të qetë për titullin

Të mërkurën, do të luhet gjysmëfinalja e Carabao Cup mes Arsenal dhe Chelsea. Një klasike, një debi londinez që përball dy ekipe me traditë. Skuadra e Arsenal, falë edhe një momenti më të mirë në Premier League, ku është në krye, shihet si favorite. Trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta thotë se Arsenal duhet të jetë krenar për pozicionin e tij në krye të tabelës, pasi kaloi periudhën e Krishtlindjeve të pamposhtur. Arsenal është 6 pikë larg rivalëve të City dhe Villa në klasifikimin provizor., Arteta dhe Arsenal synojnë t’i japin fund pritjes së tyre 22-vjeçare për një titull. “Besoj se ka ardhur koha për ta realizuar një gjë të tillë. Është një pritje shumë e gjatë për tifozët tanë. Kemi luajtur mjaft mirë sezonet e...