Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Arteta: Ndeshje e përkryer, i kënaqur që mposhtëm një rival që vinte pas 11 fitoresh
31 Dhjetor 2025 8:17 Telesport Arsenal arriti një fitore të madhe ndaj Aston Villa me rezultatin 4-1, një rivali direkt për titullin kampion në Premier League, duke forcuar pozitat në krye të renditjes. Trajneri Mikel Arteta ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e të tijve: “Jam shumë i lumtur. Ne luajmë çdo tre ditë dhe dje luajtëm kundër një kundërshtari që ka fituar 11 ndeshje radhazi”. “Ata janë një ekip i shkëlqyer, shumë i vështirë për t’u luajtur kundër dhe e dinim se do të kishim periudha të vështira gjatë gjithë ndeshjes”, shtoi Arteta. Më tej, spanjolli komentoi: “Folëm emocionalisht se sa kërkuese do të ishte dhe luftuam në 10 minutat e para. Pastaj u përshtatëm, morëm pak më shumë kontroll. Nuk arritëm të shënonim...