Arteta: Kisha një ndjesi se Dowman do të bënte diferencën dhe ndodhi, e habitshme ajo që ai bën në këtë moshë
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, thotë se aktivizoi adoleshentin Max Dowman në ndeshjen kundër Everton, pasi kishte një “ndjesi intuitive”. Dhe, aktivizimi i 16-vjeçarit ishte pozitiv, pasi la gjurmën e tij në fitoren 2-0. Dowman u bë golashënuesi më i ri në historinë e Premier League. “Kisha një ndjesi intuitive. Para ndeshjes ai po stërvitej dhe kisha një ndjesi intuitive se ishte një moment për të, ndoshta sepse nuk duket se shqetësohet nga rasti, momenti, konteksti apo kundërshtari. Ai thjesht luan kaq natyrshëm, merr vendime për të bërë që gjërat të ndodhin dhe ajo që dha ishte e pabesueshme”, tha Arteta. Më tej, trajneri spanjoll shtoi: “Ishte një moment i shkëlqyer, veçanërisht me mënyrën se si u shënua goli. Kishim 10 ose 15 sekonda për...
Burimi:
telesport.al