Arteta: Ishim nën standartet që duhen për të fituar një ndeshje në Premier dhe e paguam shtrenjtë
19 Shkurt 2026 9:16 Telesport Një tjetër rezultat zhgënjyes për Arsenal, që barazoi 2-2 me Wolves në ndeshjen e radhës së Premier League. Një gol në minutën e 94-t nga vendasit prishin festën e “topçinjve”, që shpërdoruan një avantazh të dyfishtë. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duke folur për Sky Sports”, deklaroi: “Është e vështirë ta pranosh këtë rezultat, por në pjesën e dytë nuk performuam mirë në asnjë nivel apo aspekt të lojës tonë”. “Ishim nën standardet që kërkohen për të fituar një ndeshje në Premier League dhe ne e paguam shumë shtrenjtë çmimin. Shumë gjëra që shkuan keq ishin njëra pas tjetrës. Është më mirë të mos e gjykojmë”, deklaroi Arteta. “Jemi të gjithë shumë të zhgënjyer nga ai gol dhe ky rezultat....
Burimi:
telesport.al