Arteta: Hendeku me rivalët do të ndryshojë disa herë deri në fund të sezonit, të fokusohemi te vetja jonë

Arteta: Hendeku me rivalët do të ndryshojë disa herë deri në fund të sezonit, të fokusohemi te vetja jonë

12 Shkurt 2026 12:08 Telesport Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur për mediat në prag të ndeshjes që “topçinjtë” do të luajnë sot ndaj Brentford jashtë fushe. Duke folur për garën për titullin e Premier League, ai tha: “Duhet të mbetemi të përqendruar”. “Hendeku do të ndryshojë nga tani deri në fund të sezonit. Kjo gjë ka ndodhur edhe në gjashtë muajt e fundit. Për ne, është diçka normale dhe natyrale, ndaj thjesht mezi presim. Duhet të përdorim energji për veten tonë”, tha Arteta. “Lojtarët ishin shumë të lumtur kur mposhtëm Sunderland sepse e dinim se do të ishte e vështirë. Ne thjesht duhet të përqendrohemi te vetja jonë. Se çfarë bëjnë rivalët tanë është diçka që nuk mund ta kontrollojmë”, shtoi trajneri spanjoll....