Arteta: Dy rezultate zhgënjyese në pak ditë, është koha të tregojmë se çfarë dimë të bëjmë
5 Prill 2026 14:34 Telesport Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folu për BBC Sport pas eliminimit nga FA Cup. Skuadra që kryeson Premier League u mund 2-1 në fushën e Southampton, skuadër që luan një kategori më poshtë. “Gjatë sezonit, duhet të kalosh nëpër periudha dhe disa prej tyre janë të vështira për çfarëdo arsye. Kemi pasur dy rezultate zhgënjyese kohët e fundit dhe duhet të rikuperojmë veten“, tha Arteta, referuar edhe humbjes në finalen e Carabao Cup. “Tani është koha të tregojmë se nga çfarë jemi bërë. Mënyra për të folur për këtë është në fushë dhe jo këtu“, shtoi më tej trajneri spanjoll i Arsenal. Ai zbuloi problemin e madh që ekipi i tij pati në këtë sfidë: “Nuk i menaxhuam topat...
Burimi:
telesport.al