Arteta: Detajet bënë diferencën, goli i Havertz në shtesë ka shumë rëndësi për ne
12 Mars 2026 8:46 Telesport Arsenal ndali serinë e fitoreve radhazi në Champions League këtë sezon me një barazim në Gjermani ndaj Bayer Leverkusen. Një penallti në shtesë e realizuar nga Havertz bëri që përballja të përfundojë në barazim 1-1. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duke komentuar sfidën tha: “Loja pati periudha shumë të ndryshme. E nisëm mirë, patëm një shans të madh, goditëm traversën me Martinelli. Patëm një dominim, por nuk përfunduam mjaftueshëm aksione. Ata ishin mjaft të rrezikshëm me këtë”. “Nuk i kushtuam vëmendje të mjaftueshme fillimit të ndeshjes dhe, pasi ata shënuan golin, na u desh të qëndronim shumë të qetë emocionalisht. U përmirësuam me ndryshimet dhe gjetëm një mënyrë për ta barazuar ndeshjen”, tha Arteta. “Këto janë detajet që bëjnë diferencën...
Burimi:
telesport.al