Arteta: Dëmtimet po kthehen sërish në një problem, kam nevojë për të gjithë lojtarët
Arsenal do të luajë të mërkurën në Premier League kundër Wolves, ndeshje që nuk vjen në momentin më të mirë për “topçinjtë”. Trajneri Mikel Arteta thotë se lëndimet e disa futbollistëve janë shqetësim për Arsenal. Në ndeshjen e fundit, atë të FA Cup, mbrojtësi Riccardo Calafiori pësoi një dëmtim gjatë nxehmjes, ndërsa Ben White u detyrua të largohej në pjesën e dytë. Kapiteni Martin Odegaard nuk u paraqit fare pasi pësoi një dëmtim në barazimin 1-1 të Arsenal kundër Brentford të enjten. Kai Havertz do të mungojë për të paktën pjesën e mbetur të muajit dhe Mikel Merino pritet të jetë jashtë për pjesën tjetër të sezonit pasi iu nënshtrua një operacioni në këmbë. I pyetur nëse ishte i shqetësuar se skuadra e tij po...
Burimi:
telesport.al