Arsenali troket në derë për Tonalin! Sa e mundshme është kjo tratativë?

Arsenali troket në derë për Tonalin! Sa e mundshme është kjo tratativë?

2 Shkurt 2026 18:25 Telesport Sandro Tonali i është propozuar Arsenalit nga agjenti i tij, por “The Athletic” një marrëveshje nuk pritet të realizohet para mbylljes së merkatos. Përfaqësuesit e lojtarit kanë kontaktuar drejtorin sportiv Andrea Berta, i cili e ka analizuar situatën, duke pasur parasysh se Tonali është prej kohësh në radarët e klubit londinez. Megjithatë, Newcastle United nuk është i gatshëm të veprojë në këtë fazë dhe çmimi i kërkuar konsiderohet shumë i lartë për kapacitetet aktuale të Arsenalit. Për këtë arsye, nuk ka pasur negociata zyrtare mes dy klubeve dhe Tonali pritet të qëndrojë te Newcastle për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe pse Arsenal e sheh mesfushorin italian si një alternativë të mundshme për të mbuluar mungesën e Mikel Merinos, i...