Arsenali fiton derbin ndaj Chelsea dhe shkëputet në krye

Arsenali fiton derbin ndaj Chelsea dhe shkëputet në krye

Arsenali ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në Premier League, duke mposhtur Chelsean me rezultatin 2-1 në derbi. Skuadra e Mikel Artetës tregoi pjekuri dhe forcë, duke u mbështetur te reparti i mbrojtjes për të gjetur rrugën e rrjetës. William Saliba zhbllokoi takimin në minutën e 21-të, por një autogol i pafat i Hincapie në fundin e pjesës së parë riktheu baraspeshën për “Blutë” e Londrës. Në fraksionin e dytë, “Topçinjtë” rritën presionin dhe në minutën e 66-të ishte Jurrien Timber ai që riktheu avantazhin, i cili u mbrojt me sukses deri në vërshëllimën përfundimtare. Me këtë fitore, Arsenali blindon kreun e klasifikimit me 64 pikë, duke mbajtur një distancë sigurie prej 5 pikësh nga Manchester City ndjekës. Chelsea, nga ana tjetër,...