Arsenal shpëton në fund falë një penalltie, kualifikimi do të vendoset në “Emirates” (video)

Arsenal shpëton në fund falë një penalltie, kualifikimi do të vendoset në “Emirates” (video)

11 Mars 2026 20:40 Telesport Ndeshja e parë për sot, mes Leverkusen dhe Arsenal është mbyllur në barazim 1-1. E luajtur në “BayArena”, në takimin e parë për fazën e 1/16-ve në Champions League. Rasti i vetëm serioz i pjesës së parë ishte në minutën e 19-të, ku goditja e Gabriel Martinelli-t u ndal nga shtylla. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pjesa e dytë nis direkt me gol. Alejandro Grimaldo kroson nga këndi, Robert Andrich i harruar në zonë, shënon me kokë. Në minutat e fundit të kohës së rregullt, Arsenal barazon shifrat me Kai Havertz. Gjermani tregohet i saktë nga 11-metrat, pas një faulli të Malik Tillman brenda në zonë ndaj Noni Madueke. Rezultati final 1-1. Kualifikimi do të vendoset në “Emirates”, pas një...