Arsenal rimerr vendin e parë, perla e Odegaard dhe një autogol (video)

Arsenal rimerr vendin e parë, perla e Odegaard dhe një autogol (video)

27 Dhjetor 2025 17:59 Telesport Arsenal ka marrë fitoren e tretë rresht, duke fituar në shtëpi 2-1 ndaj Brighton, ndeshje e vlefshme për javëv e 18-të në Premier League. Londinezët gjetën avantazhin në minutën e 14-të, falë golit të bukur të Martin Odegaard. Norvegjezi shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Bukayo Saka. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për “Topçinjtë”. Në fillim të pjesës së dytë, Georginio Rutter i pafat dërgon me kokë topin në portën e tij, pas krosimit të Declan Rice nga goditja e këndit. Diego Gómez ngushtoi shifrat për miqtë në minutën e 63-të, mesfushori paraguajan u tregua i vëmendshëm, duke dërguar në rrjetë topin e përplasur në shtyllë nga goditja...