Arsenal planifikon disa shitje për të patur një buxhet të madh në merkaton e verës, ja të sakrifikuarit

Arsenal planifikon disa shitje për të patur një buxhet të madh në merkaton e verës, ja të sakrifikuarit

27 Mars 2026 12:46 Telesport Sipas të përditshmes britanike “The Telegraph”, drejtuesit e Arsenal mendojnë se do t’u duhet të shesin të paktën një lojtar të ekipit të parë gjatë verës. Mediat sugjerojnë se në klub po zhvillohen diskutime se kush do të ofrojë shitjen më fitimprurëse dhe nëse më shumë se një lojtar do të duhet të largohet nga stadiumi “Emirates” këtë verë. Të diplomuarit e akademisë, Ethan Nwaneri dhe Myles Lewis-Skelly, të cilët aktualisht nuk janë në favor, mendohet të jenë kandidatë për t’u larguar. Martin Odegaard dhe Gabriel Martinelli mendohet gjithashtu të jenë kandidatë për shitje të mundshme, duke parë dëmtimet e shpeshta që kanë patur gjatë këtij sezoni. Liderët e Premier League kanë shpenzuar një shumë prej 268 milionë eurosh për...